9.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çifti mbetet pa martuar pas shakasë pa kripë të nuses ndaj nënpunësit të gjendjes civile

    Tentativa e një të reje venezuelase për të bërë shaka para nënpunësit shtetëror që certifikon martesat, i ka shkatërruar atë që duhet të ishte momenti më i bukur i jetës së saj.

    Vajza e quajtur Miriam, në momentin kur nënpunësi e pyeti nëse donte të martohej me të fejuarin u përgjigj në formë batute “jo”, por u kujtua shpejt të bënte të ditur se po bënte shaka.

    Edhe pse më pas nxitoi të saktësonte se bëhej fjalë për një shaka dhe tha “po-në” që pritej, asaj iu tha se në atë moment martesa nuk mund të celebrohej më.

    Historia ka ndodhur në Karakas të Venezuelës, ku Miriami thjesht donte të bënte shaka me të dashurin e saj, Danilon.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit