Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia, të cilët prej vitesh jetojnë romancën e tyre duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Çifti mbretëror ka lënë vend për dyshime dhe aludime për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Aludimet se ata janë në një krizë martesore janë shtuar edhe më shumë këtë të enjte pasi Princ Leka ka vendosur të fshijë nga ndjekësit Elia Zaharian Zogu.
Dyshimet se çifti janë në krizë lindën në ditëlindjen e vajzës së tyre, Princeshës Geraldine, ku ata të dy festuan të ndarë. Elia festoi në një festë private me familjarë dhe miq ndërsa Princi nuk u pa askund. Madje as në urime nuk u përmend.
Princ Leka dhe Elia Zaharia Zogu janë prindër të një vajze.




