15.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Cilat janë mediat që pastrojnë para dhe shfrytëzojnë gazetarët, pse nuk i përmend me emra Rama?

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me përfaqësuesin e e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, ku kanë pritur edhe pyetje nga gazetarët.

    Rama ka folur edhe për raportin e Transparency Internacional, ku tha se raporti nuk flet për një qeveri të korruptuar, por një korrupsion në tërësi në sektorët e jetës.

    Lidhur me këtë kreu i qeverisë u shpreh se korrupsion ka edhe në pushtetine katër, duke iu referuar medias.

    Ai tha që ka media që janë të korruptuara, pastrojnë para apo edhe shfrytëzojnë gazetarët.

    Ndër të tjera kryeministri foli dhe për ministrat që janë arrestuar, teksa tha se kjo është një shenjë që tregon se reforma në drejtësi funksiuonon dhe se nuk ka më të paprekshëm që janë në pushtet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit