20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Cilat qytete europiane janë ndër 10 më të mirat në botë për të jetuar?

    Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Viena u rendit në vendin e parë në Indeksin Global të Jetesueshmërisë, sipas raportit vjetor të publikuar nga The Economist Intelligence Unit. Megjithatë, përpos Vienës, vende të tjera europiane përbëjnë gjysmën e top10 vendeve më të jetueshme në botë.

    Kopenhagen pason Vienën në vendin e dytë, ndërsa Zyrihu zë vendin e tretë. Gjeneva në vendin e gjashtë, ndiqet nga Frankfurti në të shtatin. Amsterdami zë vendin e nëntë.

    Raporti vlerëson se cilat qytete në mbarë botën ofrojnë kushtet më të mira të jetesës dhe përcakton sasinë e sfidave që mund t’i paraqiten një individi në çdo vend të caktuar dhe më pas krahason rezultatet ndërmjet vendndodhjeve.

    Çdo qyteti i është caktuar një vlerësim bazuar te 30 faktorë në pesë kategori të përgjithshme: qëndrueshmëria ekonomike, kujdesi shëndetësor, kultura dhe mjedisi, arsimi dhe infrastruktura.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit