Njerëzit, në përditshmëri, vendosin një maskë, në mënyrë që të përkasin në një komunitet apo grup të caktuar.
Maska e personalitetit të lejon të fshehësh mendimet, atë që ti je në të vërtetë dhe shërben si një barrierë mbrojtjeje nga lëndimet dhe zhgënjimet.
Por, cilat janë 10 llojet e maskave dhe cilën vendos ti?
Maska e viktimës
Kjo maskë përkon me viktimizimin dhe fajësimin e të tjerëve apo rrethanave, në vend që ta kërkosh gabimin te vetja dhe të reflektosh.
Pse përdoret? Sepse të mbron nga bota e jashtme dhe dështimet që mund të të sjellë jeta.
Maska e bullizuesit
Që ti të ruash veten nga gjykimet dhe shfrytëzimet, vendos pikërisht maskën e bullizuesit.
Maska e humoristit
Është një fakt: Njerëzit e përdorin humorin edhe për të fshehur nga të tjerët trishtimin dhe traumat.
Duke vendosur maskën e humoristit, ti krijon idenë se ke një jetë të lumtur dhe nuk e vret mendjen fare për asgjë, ndërkohë që përbrenda vuan.
Maska e njeriut të qetë
Shumë njerëz e vendosin këtë maskë në pothuajse të gjitha situatat me të cilat përballen. Maska e qetësisë të lejon të mbash raportet njerëzore konstante dhe të ruash të pandryshuar mendimin që kanë të tjerët rreth teje.
Maska e arritjeve
Nëse vendos këtë maskë, do të thotë se i gjithë personaliteti yt bazohet në dëshirën për të pasur vetëm arritje. Në rastet kur ti nuk arrin atë që do, demoralizohesh dhe e quan si një dështim fatal.
Gjithashtu, synon perfeksionin dhe do që në rrugëtimin tënd, të mos bësh asnjë gabim. Kjo maskë shoqërohet me ndjesinë e vazhdueshme të ankthit dhe frikës së opinionit të të tjerëve.
Maska e shmangies
Kjo maskë përdoret kur personi ka frikë nga refuzimi dhe gjykimi, ndaj i shmangesh çdo situate dhe debati që mund të të lëndojë, apo rrezikojë miqësinë me personin tjetër.
Maska e kontrolluesit
Kjo maskë nënkupton se ti do të kontrollosh gjithçka dhe njerëzit që të rrethojnë. Kjo të jep ty një ndjesi sigurie dhe e humb toruan nëse situata del jashtë parashikimeve të tua.
Maska e personit që kënaq të tjerët
Nëse vendos këtë maskë, do të thotë se ti do të pranohesh me të tjerët dhe kjo të shtyn që të bësh gjëra që edhe nuk të pëlqejnë, mjafton që të kënaqësh të tjerët.
Maska e socializimit
Maska e socializimit të ndihmon në zvogëlimin e pasigurive. Ti kërkon me patjetër të kesh miq dhe ndërvepron në shumë biseda (të cilat shpeshherë dhe të marrin gjithë energjinë), për të pasur kontakt me të tjerët.
Maska e konformistit
Nëse vendos maskën e komformistit, do të thotë se ti nuk merresh me veten, por ndjek veprimet dhe mendimet e të tjerëve.
Je një person që kërkon patjetër pranimin, ndaj mundohesh të përvetësosh pasionet e të tjerëve që të përkasësh diku.