23.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Cili është vendi më i mirë europian për të drejtat e LGBT+: Si renditet Shqipëria?

    Forumi Rainbow Europe, i cili rendit 49 vendet europiane nga një shkallë 0% (shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminim) në 100% (respektim i të drejtave të njeriut, barazi e plotë), ka publikuar raportin vjetor të përpiluar nga organizata ILGA-Europe.

    Malta mbetet vendi më i mirë në Europë për të drejtat LGBT+. Shoqata tha se Malta ka ruajtur politikat, ligjet dhe praktikat më të mira që diskriminojnë më pak komunitetet LGBT+. Malta kryeson tabelën që prej vitit 2016 (92%).

    Ndërkohë, Azerbajxhani, Turqia, Rusia dhe Armenia u vlerësuan si vendet më të këqija europiane për mbrojtjen e të drejtave LGBT+. Polonia, Bullgaria dhe Rumania u përmendën si vendet më të këqija anëtare të BE-së për politikat e të drejtave të homoseksualëve.

    Shqipëria renditet në vendin 28 nga 49 gjithsej (32%). Sipas raportit, në vendin tonë:

    – mbrojtësit e të drejtave të LGBT+ nuk janë në rrezik

    – nuk ka ligje që kufizojnë lirinë e shprehjes

    – shoqatat funksionojnë dhe nuk ka asnjë pengesë për lirinë e shprehjes

    – ekziston ligji për krimet dhe gjuhën e urrejtjes

    – vlerësohet punësimi, edukimi, shërbimet

    Për të përmirësuar situatën ligjore dhe politike të personave LGBT+ në Shqipëri, ILGA-Europe rekomandon miratimin e masave ligjore për njohjen dhe mbrojtjen e çifteve të të njëjtit seks, si p.sh. partneriteti i regjistruar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit