Çiljeta Xhilaga “pezullon” përkohësisht gatimet, dhe arsyeja ka bërë gjithë rrjetin të qeshë. Këngëtarja duket se ka vendosur të marrë pak pushim nga gatimet në shtëpi — dhe këtë vendim e ka ndarë me shumë humor.
Në një postim në Instastory, ajo publikoi një foto që menjëherë bëri bujë, duke e shoqëruar me një citim që ka bërë shumë njerëz të qeshin:
“Harvard Study Finds: Women who don’t cook for their husbands have happier marriages.”
(“Studim i Harvardit: Gratë që nuk gatuajnë për burrat e tyre kanë martesa më të lumtura”).
Duke e marrë me sportivitet, Çiljeta i është drejtuar partnerit të saj, portierit të njohur Alban Hoxha, me një mesazh plot humor:
“Që sot s’ka më gatime njish.”

Postimi i saj u bë menjëherë viral dhe u prit me shumë komente pozitive. Ndjekësit e vlerësuan për thjeshtësinë, humorin dhe sinqeritetin, ndërsa shumë gra u shprehën se ndiheshin “të përfaqësuara” nga ky mesazh plot shaka.