2.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çiljeta “riktheu” Florin dhe njerëzit u bënë super nostalgjikë

    Me siguri, njerëzit nuk e dinin sa i kishte marrë malli për Florin, derisa e panë atë në një foto me Çiljetën. Këngëtarja e riktheu në vëmendje kantautorin, (i cili tanimë duket edhe më seksi me flokët e thinjur) përmes një fotoje në Instagram dhe njerëzit njëzëri, i kërkuan atij të bëjë sërish muzikë.

    Ndonëse Çiljeta publikoi një album fotosh, sërish njerëzit u përqendruan tek ajo me Florin dhe këto ishin disa prej komenteve:

    Çiljeta “riktheu” Florin dhe njerëzit u bënë

    Çiljeta “riktheu” Florin dhe njerëzit u bënë

    Çiljeta “riktheu” Florin dhe njerëzit u bënë

    Çiljeta “riktheu” Florin dhe njerëzit u bënë

    Flori është ndër artistët e preferuar të shqiptarëve, por prej kohësh ka bërë një mungesë në muzikë. Kënga e tij e fundit “Mbaroj për ty” (e cila tanimë është bërë private), u publikua në nëntor të vitit 2022, pas një sërë dramash që kantautori shkaktoi në rrjet.

    Ai publikoi një video në Instastory, ku shfaqej i pikëlluar dhe tregoi se këngët e tij më të mira u zhdukën nga YouTube, duke shtuar se muzika e tij kishte vdekur dhe njerëzit as nuk e kishin ngushëlluar. Në një tjetër postim, ai iu drejtua “mikeshës së tij të ngushtë”, e cila e kishte cilësuar Florin si “viktimë”.  Gjithsesi, më vonë publikoi “Mbaroj për ty” dhe njerëzit duan me doemos që Flori të bëjë atë që di të bëjë më mirë: Art!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit