-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çim Peka e ftoi të punojë në televizionin e Familjes, Berisha “përplaset” me Klodiana Lalën: Ti je gazetare e Qeverisë

    Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para ambienteve të SPAK, para se të kalonte pragun e saj.

    Ai tha se hetimi ndaj tij, është politik dhe me urdhër të Edi Ramës.

    Në fund të fjalimit, Berisha iu është përgjigjur dhe disa pyetjeve të gazetarëve.

    “A është ky një presion që po i bëni SPAK-ut, duke mbledhur njerëz që protestojnë këtu”, u pyet Berisha nga gazetarja Klodiana Lala.

    “Cilën drejtësi, se ju jeni dhe gazetarë e Qeverisë?

    Kjo është drejtësia private e Edi Ramës, që ka mbyllur çdo dosje kundër mazhorancës”, u përgjigj Berisha.

    Por ndërsa e akuzon si gazetare të Qeverisë, vetëm pak javë më parë, Çim Peka e ka ftuar Lalën të punojë pikërisht në televizionin e familjes Berisha.

    Në media pastaj dolën disa lajme, se kjo ofertë u kundërshtua nga dhëndri Jamarbër Malltezi, për shkak të disa shkrimeve të Lalës kundër tij dhe padive të Malltezit, ndaj Lalës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit