17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çim Peka: O budallenj, Sali Berisha është lider bio, e kuptoni apo jo?

    Çim Peka është shfaqur entuziast pas protestës së 7 korrikut.

    Ai thotë se Sali Berisha është një lider bio, që ka trembur Edi Rama, i cili, sipas tij, nuk ka bërë asnjë koment këto ditë.

    “1- Në 2003-2005 donatorë dhe diplomatë të huaj sponsorizuan një opozitë të sajuar “Mjaft”, që të ndalonin rikthimin e opozitës BIO në pushtet. Dështuan.

    2- Në 2013-2021 investuan që lideri i opozitës BIO të ishte një sajesë e tyre që t’i mbyllej ndikimi liderit BIO, dështuan. Ai u rikthye kur sajesa në krye të opozitës BIO doli hapur se ishte një sekser fondesh e burim pazaresh me qeverinë.

    3- Në 2021-2022 tentuan sërish me “levizjen e pastrimit të detit nga gomat” dhe disa “ndërthurje” amorale me deputetë pa integritet politik, dështuan.

    Lideri BIO dhe opozita BIO mbushi sheshin më 7 Korrik si kurrë më parë.

    Çfarë nuk po kuptoni:

    Shqiptarët më 7 Korrik treguan se te pakten nje pushtet e duan per vete. Opoziten. Nderkombetaret dhe sekseret e ambasadave kane qeverine per pazaret e tyre, por shqiptaret nuk i lane me edhe opoziten.

    7 Korriku eshte dita e rivendosjes se pluralizmit or budallenje. Kaq e thjeshte dhe kaq e rendesishme eshte.

    Pluralizmi u rivendos. Keni parë gjë arrogantin Rama të komentojë këto ditë? Gjithçka ka ndryshuar me atë datë. Gjithçka fillon nga ajo datë.

    Ps: Për ju që thoni se protesta nuk ishte e dhunshme siç u paskemi kërkuar ju:

    Dy gjëra.

    a) – Opozita nuk bën protesta të dhunshme për rritje çmimesh në asnjë vend të botës. Ato i bëjnë sindikatat dhe protestuesit e thirrur nga grupet e interesit.

    b) – Opozita ka të drejtë ta bëjë flakë kur qeveria me sistemin e drejtësisë së kapur prish rregullat e lojës se një pluralizmi real. Pra nuk njeh të drejtat e opozitës.

    Këtu do jetë populli i 7 Korrikut dhe po vëzhgon dy lëvizjet e Ramës që do të zhbëjë garën.

    Le t’i bëjë këto dy lëvizje dhe pastaj vëzhgoni dhe ju “paqeruajtës”, popullin e opozitës.

    Këtu do jemi”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit