Kryegazetari i familjes Berisha, Çim Peka, është revoltuar nga intervista e fundit e Linda Ramës.
Ai thotë se mirë Ramën, por tani duhet të durojmë edhe gruan e tij.
Ndërsa në fund iu bën thirrje deputeteve të PD-së të reagojnë ndaj Linda Ramës, para se ta bëjë këtë gjë Doris Pack.
“Mire Ramen, por tani duhet te durojme edhe Linditen me disa mbiemra!
Me arrogancen e nje gruaje qe ka shkeputur cdo lidhje me moralin dhe realitetin, nese ka pasur ndonje here, prej tre ditesh portalet e Rames botojne porosite e Linda Rames nga nje autointerviste e saj.
Shprehte “keqardhjen” per shtepite e prishura ne Theth, por ne mungese te ambasadores se SHBA ne Tirane, u bente te qarte malokeve te Thethit se nuk mund te ndertoni pa leje.
A thua se kjo gruaja dhe burri i saj nuk ndertojne pa leje prej dekadash. Madje edhe dhe kulla pa leje ne mes Tiranes.
Me epikja ishte verdikti i kesaj sovraneje nga morali, kunder deputeteve te opozites qe denoncuan milionat qe merr gjoja per te kontrolluar qeverine e burrit te saj.
Duhej tu vij turp thoshte per grate deputete te opozites, kjo grua qe i jep te drejten vetes edhe te diktoje nese duhet denoncuar babzia e saj ne gjithcka.
Se fundi ka hyre edhe ne media me portale e duke paracaktuar drejtuesen e TV publike, si shperblim ndaj fleterrufese se saj kunder deputeteve te opozites qe denoncuan Linditen.
Tani keto zonjat e opozites qe jane sulmuar nga Lindita Rama, se paku mund te perdorin GPT, qe mos te reagoje Doris Pack para tyre”, shkruan Peka.