4.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenden socialistët: Propozojnë ligj që i hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura

    Dymbëdhjetë deputetë socialistë pritet të propozojnë ndryshimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, që do të thotë dritë jeshile për projektet zhvillimore në këto zona.

    Propozimi i ri pritet të shuajë nenet që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre, raporton BIRN.

    Ndryshimet prekin e mënyrën sesi do të administrohen zonat e mbrojtura, duke u kaluar njësive të qeverisjes vendore 20% të sipërfaqeve.

    Një tjetër ndryshim i ligjit aktual parashikon të lejojë ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike, si zona urbane, rekreacioni, infrastrukturë rrugore, hekurudhore, infrastrukturë energjetike, përfshirë impiantet për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturës së naftës dhe gazit.

    Nevoja për ndryshimin e ligjit motivohet në relacionin shoqërues, ku thuhet se ligji aktual i hartuar në vitin 2017 ka krijuar problematika pasi është “një ligj strikt mbrojtës” për 21.5% të gjithë territorit dhe anashkalon disa faktorë të cilët kërkojnë adresim.

    Megjithatë, pavarësisht se relacioni detajon argumente për nevojën e ndryshimit të ligjit, deputetët që e kanë firmosur propozimin janë të paqartë se çfarë duan të arrijnë me ligjin e ri dhe shtojnë se drafti është hartuar mbi kërkesat e bashkive.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit