18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çmendet Flamur Noka: Godet kameramanin në Kuvend, pse po filmonte telefonin e Berishës

    Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku një prej operatorëve të mediave është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga deputeti Flamur Noka.

    Shkak për reagimin e Nokës, ishte filmimi që kameramani po i bënte telefonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërsa ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se nuk mund të ketë reagime të tilla ndaj medias.

    Lindita Nikolla: Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.

    Flamur Noka: Ti maksimumi deri tek perdja sheh, nuk sheh përjashta.

    Lindita Nikolla: Sytë e mi me gjithë gjyzlykë e shohin shumë.

    Flamur Noka: Edhe telefonat i filmojnë kameramanët e tu.

    Lindita Nikolla: Jo nuk janë kameramanët e mi, po janë kameramanët e medias së lirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit