Një serial komik, i titulluar “Krushqit nga Tirana” është transmetuar në ekranin e televizionit grek “Mega”, me në qendër një lidhje dashurie mes një djali shqiptar dhe një vajze greke. (SHIKO KËTU) Por sa ka kushtuar prodhimi televiziv?
“Protothema” ka bërë disa llogari të serialit, i cili ishte ndarë në 12 episode, duke vlerësuar se buxheti për këtë produksion ka kapur vlerën e 1,689,945 eurove. Por jo vetëm kaq. I njëjti prodhim ka marrë nga qeveria edhe një shumë granti prej 675,978 euro, të gjitha për aktorët dhe produksionin.
Nga ana tjetër, kur flasim për prodhime edhe më të mëdha, flasim për shuma marramendëse. Prodhime si për shembull “Big Brother”, kushton gjithësej 2.8 milionë euro, por sërish është më lirë se të tjerë. “Survivor”, “MasterChef”, “Greece’s Next Top Model”, kanë një kosto përafërsisht 8 deri në 10 milionë euro.