12.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduri në Vlorë: 15-vjeçari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, përplas makinën e policisë dhe plagos një efektive

    Një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet të policisë në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke lënë të plagosur një efektive.

    Ngjarja ndodhi pasi i mituri nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ndoq nga forcat e rendit që prej zonës së Çoles. Gjatë tentativës për ta ndaluar, ai përplasi mjetin e policisë, duke e kthyer përmbysur.

    Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e lënduar dhe u transportua me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

    Në aksident u përfshi edhe një automjet tip “Benz”, fatmirësisht pa persona të lënduar.

    Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit