10.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduri shqiptare: Burri dhunon gruan për një gotë vaj dhe e hedh nga shkallët

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku bashkëshorti ka dhunuar gruan dhe e ka hedhur nga shkallët.

    Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ku Fatos Mulla ka dhunuar dhe ka hedhur nga shkallët bashkëshorten e tij, D. Mulla 55 vjeç, e cila ka përfunduar në spital me këmbë të thyer.

    Ajo ka treguar se burri ka vite që ushtronte dhunë ndaj saj, teksa tha se debati i fundit ka ndodhur për arsye banal, për një gotë vaj.

    Gruaja vetëm dje ka marrë guximin të denoncojë dhunën në polici, ndërsa Mulla është shoqëruar në komisariat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit