Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve.
Video më poshtë është xhiruar në një restorant në Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë.
Pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova u përplas me klientin dhe motivi ka qenë “fatura e kripur”.
Klientët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, ndërsa Çova, 48-vjeç mori një thikë dhe filloi t’i ndiqte në rrugë.
Pas ngjarjes, 48-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia.
Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar klientët në lokalin e tij, vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.