15.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduri shqiptare: Pas debatit me gruan, 50-vjeçari në Vlorë nxjerr kallashnikovin dhe qëllon para syve të fëmijëve

    Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pasi pas një debati me gruan ka gjuajtur me kallashnikov në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaninë, në Vlorë.

    Sipas Policisë, shtetasi me inicialet V.A. pas një konflikti të çastit kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, e gjitha në prani të fëmijëve të mitur.

    Më pas gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës. Pas disa orësh ndjekje, ai u vu më pas në pranga nga policia.

    NJOFTIMI I POLICISË

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”.

    Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari.

    Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

    Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

    Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.

    Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit