7.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria: Djali i tij zihet me shokët, 49-vjeçari në Shkodër shkon dhe qëllon me pistoletë 13-vjeçarët

    Agron Mahmuti (Mehmeti) është autori i cili hapi zjarr në drejtim të një grupi fëmijësh një ditë më parë në Shkodër, në afërsi të gjimnazit “28 Nëntori”.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije djali i tij dy ditë më parë ka pasur një konflikt me fëmijët që ishin në lulishte, ndaj të cilëve hapi zjarr 49-vjeçari.

    Agron Mahmuti ka shkruar që të sqarohet dhe më pas ka hapur zjarr. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

    Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Ai është afruar në vendin ku po qëndronin fëmijët dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

    Për fat të mirë, fëmijët e kanë pikasur para se ai të qëllonte dhe janë larguar me shpejtësi.

    Plumbi ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal në afërsi.

    Të njëjtat burime raportojnë se 49-vjeçari ka qëlluar me qyten e pistoletës njërin nga fëmijët.

    Menjëherë pas ngjarjes është larguar me biçikletë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit