20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria: E gjobiti 1 mijë lekë, qytetari i thyen këmbën policit dhe e lë të shtrirë në tokë

    Çmenduritë në Tiranë nuk kanë fund. 43-vjeçari Ermal Muçolli, do të përballet me gjykatën për shkak se disa ditë më parë dhunoi një efektiv të forcave të rendit, duke i shkaktuar fraktura në këmbën e djathtë.

    E gjitha nisi për një gjobë (1 mijë lekë), që efektivi i policisë Z. Musaj 51-vjeç po tentonte t’i vinte Ermal Muçollit, për shkak se ky i fundit kishte parkuar makinën gabim.

    Mësohet se ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Yzberishtit para 4 ditësh, ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e dhunës së 43-vjeçarit ndaj efektivit të policisë.

    Siç shihet në pamje, nga përleshja, policia 51-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me këmbën e thyer, dhe ka përfunduar në spitalin e Traumës.

    Edhe pse në një zonë tejet të populluar indiferenca e njerëzve është shokues, ku në sytë e tyre dhunohet një polic me uniformë që supozohet të vendos për rendin dhe të mbrojë jetën e qytetarëve edhe me jetën e tij në rast nevoje.

    Efektivi i shtrirë kërkon ndihmën e njerëzve, pranë tij afrohet vetëm një burrë, ndërkohë kolegu i tij tenton të kap dhunuesin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit