4.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria në Tiranë: Plas pistoleta për një vend parkimi

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, ku një shtetas është plagosur me armë zjarri.

    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 32-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.

    I plagosuri, një 29-vjeçar, është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vijojnë me intensitet.

    Autori i plagosjes është shtetasi Franci Canaj, ndërsa i dëmtuari Gerald Hoxha.

    Raportohet se shkak për sherrin mësohet se ka qenë konflikti për parkimin e makinës.

    NJOFTIMI ZYRTAR

    Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

    Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit