Një krim brenda familjes ka tronditur pasditen e së martës kryeqytetin, ku vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllain dhe kunatën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Myslym Shyrit’, në rrugën ‘Islam Alla’.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e agjencisë së udhëtimit që viktimat kishin në pronësi.
Vrasja dyshohet të ketë ardhur për konflikte pronësie që vëllezërit kishin me njëri-tjetrin.
Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti, ndërsa autori i krimit të 2-fishtë është Arsen Muskurti i cili njihet dhe me emrin Hamza Kastrati.
Policia informon se dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti, 44 vjeç dhe bashkëshortes së tij Nora Muskurti të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Autori i krimit të dyfishtë është larguar nga vendngjarja dhe policia është vënë në kërkim të tij.



