7.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria: Shqipëria ia kalon edhe Britanisë, për çmimet e shtrenjta të ushqimeve (shembulli me vajin)

    Rritja e çmimeve nuk po njeh ulje në vendin tonë. Shembull për krahasim kësaj here është marrë çmimi i vajit të lulediellit, i përdorur për gatim rëndom në të gjitha familjet shqiptare.

    Me “sebepin” e krizës, çmimi i vajit të lulediellit për muajin mars është rritur 32.5% në krahasim me muajin shkurt të këtij viti.

    Shifra këto të bëra me dije zyrtarisht nga Instat, që raporton se me pakicë, një litër vaj kushton të paktën 330 lekë.

    Ndërkoh, një litër vaj në Britaninë e Madhe kushton 1.29 paund, shumë e papërfillshme për një pagë minimale në vendin ishullor.

    Irlanda- 1 litër kushton 1.49 euro

    Angli-3 litra kushtojnë 3.25 paund

    Itali- Vaji i ullirit kushton 3.75 euro

    Rumania- 1 litër kushton 195 lekë (me kursin tonë)

    Ndërsa ashtu siç duket në foton e mëposhtme në Shqipëri, një litër vaj luledielli kushton 315 lekë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit