7.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria: Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, në vendin e 14 për naftën më të shtrenjtë në botë

    Shqipëria renditet në vendin e 14 në botë për naftën më të shtrenjtë.

    Kështu është vlerësuar Shqipëria sipas raportit të indeksit “Global Price Indeks”.

    Sipas raportit një litër naftë në Shqipëri tregtohet më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi, Greqi, por edhe Kosovë.

    Në raport thuhet se për shkak të luftën në Ukrainë, qeveria shqiptare mori përsipër kontrollin e çmimit tavan të karburanteve në vend nëpërmjet krijimit të Bordit të Transparencës.

    Teksa theksohet se javët e fundit vendimet e bordit po shkojnë më shumë në favor të kompanive të naftës sesa qytetarëve, pasi çmimet në bursa janë në rënie, ndërsa tek ne janë në rritje.

    Shqipëria renditet e 14-ta në botë për çmimin e një litri naftë, duke lënë pas vendet e zhvilluara si Singapori dhe Gjermania.

    Në raportet e mëparshme të Global Price, Shqipëria renditej ndër 20 vendet me çmimet më të larta të naftës në botë, por së fundmi vendi po shkon drejt majës për çmimet më të larta pasi ulja e çmimit në bursë nuk po reflektohet me të njëjtën shpejtësi si në vendet e tjera.

    Kështu, prej disa ditësh, çmimi i një fuçie naftë në bursë ka arritur në nivelin e para luftës, por pavarësisht kësaj në vendin tonë, një litër naftë dhe benzinë vijon të tregtohet me 30 deri në 50 lekë më tepër.

    Qeveria vijon të justifikojë çmimet e larta me luhatjet e çmimit të naftës së përpunuar si edhe kursin e këmbimit valutor. “Çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë.

    Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet ti referohen të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursën e Mesdheut. Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,42 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit”.

    Por edhe nëse do të shohim çmimet e naftës së përpunuar ato sërish kanë pësuar zbritje, nga 930 dollarë për ton që ishte çmimi në fillim të muajit ka shkuar në 900 dollarë për ton. Në këto kushte misioni i Bordit të Transparencës mund të konsiderohet veçse i dështuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit