9.5 C
Tirana
E enjte, 16 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çmimet e banesave po ulen në gjithë botë, vetëm Shqipëria “reziston”

    Çmimet e apartamenteve janë ulur këtë vit, për shkak të kredive të rritura në këtë vit krize.

    Në Shqipëri, të dhënat flasin për rritje me 40% brenda 6 muajve, por nuk përjashtohet mundësia që ato të ulen në periudhë afatshkurtër.

    Rritja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë mund të sjellë ndryshime në tregun e pasurive të paluajtshme.

    Kërkesa për të blerë një apartament mund të ulet, pasi çmimet e kredisë do të jenë më të larta në banka. Për pasojë edhe çmimet e banesave mund të pësojnë ulje.

    Në tregun shqiptar, dhe veçanërisht në Tiranë, ku kërkesë-oferta është më e madhe, regresi i çmimeve mund të mos jetë i largët, nëse shohim prirjen në tregjet ndërkombëtare.

    Në disa prej ekonomive të mëdha, Kanada, Suedi, Kinë, Australi e SHBA shtëpitë po kushtojnë më pak se në fillim të vitit. Normat e interesit janë dyfishuar deri në 7%, janë bërë arsye e fortë për t’u tërhequr nga blerjet. 

    Vendimet e Bankave qendrore po japin efektin e pritshëm, por në Shqipëri dhe shumë vende të tjera ky treg vazhdon të ecë me ritëm rritjeje.

    Të dhënat tregojnë se këtë vit çmimet e apartamenteve janë shtrenjtuar me 40%, sikundër janë shtuar edhe lejet ndërtimore. 

    Rritja e normës së interesit synon reduktimin e kredimarrjes, por kjo nuk ka dhënë ende një efekt të tillë.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit