15.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çmimet e “kripura” në bregdet/ Qytetari: Kam harxhuar 2 mijë euro për 5 ditë pushime në Spille

    Çdo vit e më shumë qytetarët ankohen për çmimet abuzuese në jug gjatë sezonit turistik veror. Buxheti i limituar sjell edhe frekuentimin gjithmonë e më pak të pushuesve drejt plazhit.

    Një qytetar, në një intervistë për emisionin ‘Summer Cube’, në Euronews Albania është shprehur se vjet ka bërë pushime në Spille dhe për 5 ditë ka harxhuar 2 mijë euro.

    Ai ka thënë më tej se për këtë vit, çmimet janë shtrenjtuar dhe se nuk e di nëse do të bëjë pushime dhe për shkak të punës.

    Edhe këtë vit, sezoni turistik veror erdhi me rritje çmimesh për shumicën e bregdetit shqiptar. Tur-operatorët dhe vetë strukturat akomoduese raportojnë rritje nga Jugu në Veri.

    Durrësi është për të gjithë, nga më ekonomikët tek më luksozët, kurse Jugu me çmimet më të kripura në të gjithë vijën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit