26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmimet e larta, bien shitjet e apartamenteve në Tiranë. A do ulen çmimet?

    Çmimet stratosferike po stepin shqiptarët nga investimi për shtëpi. Të dhënat të mbledhura në rrugë jozyrtare nga Vox News tregojnë rënie të shitjeve të apartamenteve për muajin shtator.

    Zyra, agjentë imobiliarë dhe noterë konfirmojnë se ka një rënie të fortë si të kontratave të shit-blerjes, ashtu edhe të kontratave të porositura nga qytetarët te ndërtuesit para përfundimit të objektit.

    Rënia nuk është e papërfillshme. Te noterët rënia ka nisur të ndjehet që prej muajit prill, kur çmimet e banesave nisën të fluturojnë, duke kulmuar me 40 për qind rritje brenda vitit në kryeqytet. Zyrat dhe agjentët imobiliarë nga ana tjetër e kanë ndjerë këtë gjatë muajit gusht dhe shtator.

    Për shtatorin, indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë tregoi pesimizëm te ndërtuesit, që nuk janë aq entuziastë për shitjet dhe sektorin për muajt në vijim.

    Rrezikun nga një flluskë e mundshme ndërtimi e ka ngritur si shqetësim edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e përmbylljes së vizitës së delagacionit në Tiranë. Fondit paralajmëron se sektori mund të destabilizojë të gjithë ekonominë e vendit.

    Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 40 për qind nga viti në vit. Ndërtuesit dhe agjentët imobiliarë thonë se rritja ka ardhur prej kërkesës, por niveli i çmimeve ka ngritur dyshimet se kush po i blen apartamentet me 2000-3000 euro për metër katror.

    Çmimi mesatar i një metri në kryeqytet ka shkuar aktualisht në 1600 euro, nga 1100 që ishte një vit më parë. Pikërisht këto çmime po zhysin në kolaps ndërtuesit, që një pjesë të mirë të parave të siguruara nga shitjet i investojnë për përfundimin e pallateve.

    Sinjalet janë ato të një fluske që po shkon drejt shpërthimit, ndaj kush ka ndërmend që të blejë një apartament, të mos shtrëngohet këto ditë, pasi çmimet mund të ulen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit