19 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çmimet e larta trembin edhe të huajt, bie numri i investimeve në prona në bregdet

    Shtrenjtimi i pasurive të paluajtshme përgjatë vitit të fundit në vendin tonë ka tkurrur dyndjen e të huajve drejt pronave në Shqipëri.

    Banka e Shqipërisë thotë se në tre muajt e parë të këtij viti, të huajt blenë prona me një vlerë totale prej gati 50 milionë eurosh.

    Shifra tregon një tkurrje me 25 për qind në vlerë të fluksit të të huajve që blenë prona në Shqipëri në krahasim me 3 mujorin e parë të vitit të kaluar, kur investimet e tyre në prona llogariteshin në 67 milionë euro.

    Sektori i pasurive të paluajtshme është një prej zërave kryesorë të investimeve të huaja direkte në vendin tonë dhe në një prej konferencave të fundit për shtyp, guvernatori Gent Sejko e cilësoi edhe si një prej faktorëve kryesorë të zhvlerësimit rekord të euros karshi lekut.

    Pronat ku investojnë më së shumti të huajt janë ato në bregdet dhe në Tiranë. Në këto zona, prej nisjes së luftës në Ukrainë ka pasur një rritje me gati 40 për qind të çmimeve.

    Ndryshe nga pronat, aktivitetet financiare tërhoqën investime të huaja dy herë më shumë se sa tremujori i parë i vitit të kaluar, duke iu afruar shifrës prej 60 milionë eurosh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit