Nga Johana Lubonja
Ky denoncim prek një çështje reale dhe shqetësuese për konsumatorin shqiptar.
Nuk është vetëm perceptim subjektiv. Janë studime të pavarura që kanë gjetur se në Shqipëri çmimet e disa produkteve bazë janë dukshëm më të larta se mesatarja e BE-së.
Diferencat e mëdha të çmimeve, sidomos për produkte të njëjta të një rrjeti të njëjtë tregtar të indinjojnë.
Sigurisht, bëhet më acaruese kur e di që raporti mes pagave dhe çmimeve që është shumë më i pafavorshëm në Shqipëri sesa në BE.
Por pse ndodh kjo?
Ka faktorë objektivë që ndihmojnë ta shpjegojmë situatën.
Taksat e larta dhe TVSH në Shqipëri, kostot e transportit e logjistikës, mungesa e konkurrencës efektive në treg, janë tre nga faktorët.
Pra vijmë prapë te roli i shtetit si arbitër dhe mbrojtës i munguar i interesave tona.
Kjo do të thotë se denoncimi i qytetarit është i drejtë si shqetësim konsumator, por nevoja reale është të shikohen faktorët ekonomikë, më gjerësisht.
Pas kësaj, të kërkohet zbatimi i ligjeve që ndalojnë praktikat tregtare të padrejta.
Kjo temë meriton debat publik nga gazetarët e Ekononisë dhe reagim institucional, jo vetëm komente apo video personale në rrjete sociale.



