Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se paketa e parë e ndihmës për krizën e çmimeve ofronte një zgjidhe afatshkurtër për rritjen e çmimeve, ndërsa paketa e dytë synon të bëjë një ndërhyrje të qëndrueshme për sa kohë do të jenë çmimet e larta
Sipas saj, qeveria bazohet në të dhënat e INSTAT, dhe në rritjen e inflacionit dhe në përllogaritjet e bëra nga INSTAT për 8 muaj e parë, ka pasur rritje me 6.1% të çmimeve.
Ndoshta zonja nuk jeton këtu dhe nuk ka shkuar ndonjëherë në supermarket, por shumë çmime janë rritur nga 50, deri në 100 përqind.
Dhe bëhet fjalë për çmimet e shportës, si vajzi, sheqeri, orizi, mielli etj, se nuk po flasim pastaj për të tjerat.
“Paketa e parë ofronte një zgjidhe afatshkurtër për rritjen e çmimeve. Paketa e dytë synon të bëjë një ndërhyrje të qëndrueshme për sa kohë do të jenë çmimet e larta edhe ën vitin e ardhshëm.
Nuk ka të keqe që të bësh propaganda në një situatë normale, por në një situatë të tillë duhet të ndërmarrin politika që të ndikojnë ne ekonomisë shqiptare dhe në xhepat e qytetarëve.
Nuk ka kohë për propagandë, por për veprime.
Ne bazohemi në llogaritë tona, në të dhënat e INSTAT dhe në rritjen e inflacionit.
Në përllogaritjet e bëra nga INSTAT për 8 muaj e parë ka pasur rritje me 6.1% të çmimeve.
Ne këtu jemi bazuar në këtë shifër për të bërë paketat. Në muajin gusht çmimet janë rritur me 8%”, tha ajo në emisionin “Drejt” të Luan Ramës.