7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Çmimet për mua janë flluska sapuni’: Mariza Ikonomi e zhgënjyer me ‘Këngën Magjike’

    Mariza Ikonomi konkurroi në “Këngën Magjike” këtë vit me këngën “Mama”. Kënga është pritur mirë nga dëgjuesit dhe ka jo pak klikime në YouTube. Këngëtarja sidoqoftë, ka vendosur të flasë për herë të parë pas festivalit.

    Në një postim në Instagram ajo shkruan se “çmimet janë si flluska sapuni”, por rëndësi ka “të lësh gjurmë me këngën tënde”.

    “‘Mama’ ishte kënga që unë u paraqita këtë vit në “Kënga Magjike”. Misioni im u krye me sukses. Vërtet nuk mora asnjë çmim, por ama kam marr votat e zemrave tuaja që në fillimet e karrierës sime e deri më sot. Falë jush publik i dashur unë vazhdoj këndoj sepse ju jeni forca ime më e madhe.”

    Ajo shton:

    “Prandaj mos u mërzisni për mua se nuk më dhanë atë që meritoja, ashtu siç jeni shprehur edhe përmes mesazheve tuaja. Mua nuk më kanë identifikuar asnjëherë çmimet, por jetëgjatësia e këngëve dhe dëshira për t’ju dhuruar një copëz shpirti me muzikën time.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit