Çmimet globale të naftës ranë të enjten në nivelet e tyre më të ulëta që nga para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, pasi tregtarët shqetësoheshin për mundësinë e një recesioni ekonomik më vonë këtë vit që mund të përmbyste kërkesën për energji.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u ulën me 2,66 dollarë, ose 2,75%, në 94,12 dollarë, mbyllja më e ulët që nga 18 shkurti.
Në Shqipëri aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 221 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve.
Edhe pse çmimi është vazhdimisht në rënie dhe po normalizohet me çmimin e para luftës, Bordi i cilësuar si komunist nga kryeministri Edi Rama vijon të mos reflektojë duke e mbajtur çmimin ende tepër të lartë për qytetarët.