11.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Çmimi nuk është rritur aq shumë” – Ministrja Delina Ibrahimaj thotë se litri i naftës në Shqipëri është normal

    Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shprehur këtë të mërkurë se çmimi pak më shumë se 200 lekë për një litër naftë apo benzinë në Shqipëri, është brenda normales dhe tregu nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe nga lufta në Lindjen e Mesme.

    Në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministrja theksoi se qeveria po monitoron përditë çmimet e zhdoganimit të karburanteve dhe çmimet e tabelave në tregun e shitjes me pakicë.

    “Bursat ndërkombëtare që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme, me një çmim mesatar 700 dollarë për karburantet dhe deri në 1200 dollarë në ditët e pikut. Çmimet në Shqipëri nuk kanë pasur rritje të madhe, por 10-15%.

    Gjykojmë që nuk jemi ende për të ringritur Bordin e Karburanteve dhe nëse do të shohim që ka luhatje apo abuzime me marzhet e fitimit, do të futet në fuqi.

    Ne kemi ngritur një ekip nga tre ministri dhe përfaqësues të agjencive, të cilët monitorojnë çmimet e zhdoganimit dhe çmimet në tabela në tregun e pakicës. Bëhet fjalë për një marzh 8.5% nga tregu i furnizimit te shitja me pakicë, një marzh të kontrolluar”, u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.

    Ajo falenderoi grosistët e karburanteve në Shqipëri, sepse siç theksoi, ata kanë garantuar se nuk do të fitojnë shumë para këtë periudhë dhe do të mbajnë një marzh fitimi të ulët.

    Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj garantoi qytetarët se edhe çmimet e produkteve të shportës, të cilat mund të reflektohen si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve, janë nën kontroll dhe deri tani nuk ka luhatje.

    Ajo sqaroi se edhe rezervat e detyrueshme janë zbatuar nga grosistët e karburanteve, duke theksuar se nuk ka vend për panik, pasi rezervat e detyrueshme janë të garantuara për 100 ditë dhe linjat e furnizimit janë të paprekura.

    “Shqetësimi ynë kryesor ishte disponueshmëria e rezervës së detyrueshme, sepse edhe në krizat e mëparshme, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit do të kishte një bllokim të furnizimit. Por, nga një komunikim me furnizuesit, ata kanë garantuar rezervat e detyrueshme dhe vijueshmëri të furznimit.

    Për çmimet, ne jemi të shqetësuar, por nuk jemi të përqendruar vetëm aty, sepse po analizojmë situatën e çmimeve në tërësi, për të garantuar që nuk do të ketë abuzim. Jo vetëm për karburantet, por edhe për ushqimet”, përmbylli ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit