24.5 C
Tirana
E enjte, 17 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’ndodhi mes Frederik Ndocit dhe Luanës?

    Shpejt e shpejt, “Ferma VIP 2” nisi, banorët u prezuantuan, madje një prej tyre, Silvana Bushati, la fermën, pas një nominimi kokë më kokë me Alba Pollozhanin. Vendimi e bëri të dyshojë fermerin Frederik Ndoci, i cili shprehu hapur dhe troç se ndoshta nuk respektohet vullneti i publikut.

    Ai u shpreh i lëkundur mbi vërtetësinë e votave të publikut dhe tha se “nuk i shohin votat e publikut”, duke treguar se është skeptik ndaj produksionit të “Ferma VIP 2”.

    Luana menjëherë e mori në dorë situatën duke sqaruar jo vetëm Frederikun, por çdo fermer se produksioni respekton votat e publikut dhe se kushdo që mendon të kundërtën, mund të largohet nga gara.

    Pjesë nga diskutimi:

    Luana theksoi: “Më lejoni t’ju them edhe një herë: Publiku është ai që vendos”.

    Frederiku ia priti: “Tani, ne s’i shohim votat e publikut (dhe) dyshoj te votat e publikut”.

    Luana e pyeti sërish: “Dyshon te votat e publikut?”.

    Frederiku e pranoi pa iu dridhur qerpiku: “Është një gjë që unë e mendoj”.

    Luana sqaron tymnajën, duke thënë: “Praktikisht, po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin. Të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet!”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit