16.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’ndodhi mes tyre? Efi pyetet se pse Sara dhe Lori Hoxha e kanë hequr nga Instagrami

    Efi Dhedhes e falenderoi një ndjekës/e në Instagram, që i vuri në dukje që Sara dhe Lori Hoxha e kanë hequr nga Instagrami.

    “Pse drejtueset e Topit nuk të ndjekin në rrjete sociale?” e pyeti dikush Efin. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” nuk dha një përgjigje konkrete, por zgjodhi ta postonte pyetjen duke thënë: “Faleminderit që ma the, sepse nuk e dija.”

    Përgjigjja e Efit lë vend për diskutim. Sidoqoftë, vlen të theksohet se marrëdhënia e saj me motrat Hoxha, ose së paku me Top Channel, duket sikur ka pasur një krisje. Siç mund ta kujtoni, në përfundim të BBVA, Efi u prezantua si imazhi i ri i Lori Caffe, bashkëpunim që nuk ndodhi kurrë. Në fund të shtatorit, ajo u shpeh në “Shqipëria Live” se “së shpejti do të nisë pun. Kemi pasur një shtyrje për një x arsye, por më në fund do ndodhë dhe mezi po pres.”

    Ndërkohë, në fillim të tetorit, u duk sikur Efi thumboi spektaklin “Dancing with the stars”, ku producentë janë Sara Hoxha dhe Ledion Liço. E pyetur nga një ndjekës/e në Instagram: “Pse nuk more pjesë në ‘Dancing with the stars’?”, ajo u përgjigj: “Sepse Bigu ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit