13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’ndodhi mes tyre? Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku tregojnë pse “u ftoh” marrëdhënia e tyre

    Luana Vjollca bashkoi në “Zemër Luana” 2 aktorë humori që nuk flisnin me njëri-tjetrin: Olsi Bylykun dhe Bes Kallakun.

    Shkëputjen e tyre e ka rrëfyer pikërisht Olsi te “Goca dhe Gra”, duke u shprehur se ata nuk flisnin më, ndoshta për faj të drejtimeve të ndryshme që mori gjithsecili, por këtë tematikë e kanë cekur edhe mbrëmë, sepse sigurisht, nuk mund t’i bënin bisht.

    Ata u bënë pjesë e rubrikës “Në gojë të luanit hedhim halle” dhe natyrisht, u “pyetën se ç’ka ndodhur mes tyre.

    Praktikisht, një arsye fikse nuk e dhanë, por ama, Besi tha se e ka si vëlla të vogël Olsin dhe siç ndodh (ndonjëherë), edhe ata patën një krisje në raportin e tyre.

    “Për gjithë publikun, Olsi është vëllai im i vogël, e kam rritur vetë me 100 halle dhe çfarëdo gjë tjetër, është ushqim për mediat dhe portalet”, tha Besi.

    Olsi saktësoi se për një kohë të gjatë, djemtë as nuk janë takuar e as nuk kanë folur bashkë, por sido që të shkojë puna, kanë një “kontratë vëllazërore” që nuk mund të prishet asnjëherë.

    “Të jemi të sinqertë, absolutisht që s’kemi folur dhe as kemi ndenjur me njëri-tjetrin, por e njëjta gjë që tha Besi,  edhe sikur të mos takohemi prapë në një situatë tjetër, edhe sikur të mos shihemi prapë, sigurisht që kemi një kontratë vëllazërore mes njëri-tjetrit, e cila është e pathyeshme brenda nesh”, u shpreh Olsi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit