2.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Copë mishi me dy sy, mbylle gojën”! Degradon debati mes dy aktoreve, Julja-Eglës: Je një turp i madh për gratë shqiptare

    Debati vazhdon të jetë i ndezur mes dy aktoreve brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 3’. Julja Ilirjani është përplasur ashpër me Egla Cenon, duke e cilësuar këtë të fundit një turp për gratë shqiptare dhe brezin e tyre.

    Debati me tone të ashpra ka çuar Eglën dhe Juljan të përdorin terma ofendues ndaj njëra-tjetrës.

    Pjesë nga debati:

    Egla: Ti më urren, më urren

    Julja: Po mbylle moj gojën, nuk kam urrejtje. Ti shpërhap urrejtje

    Egla: CCa ke?

    Julja: Po mbylle moj gojën

    Egla: Ti pardje erdhe, cca të kam bërë

    Julja: Ja këto ke bërë, që bën

    Egla: Çfarë janë ato

    Julja: Që shan njerëzit! Për çfarë më afrohesh ti mua?

    Egla: Se po bisedoj me ty, çfarë ka të intimidoj?

    Julja: Pse s’të vjen zëri im ty?

    Egla: Çfarë mllefi ke me mua?

    Julja: Kam ardhur për të të nxjerrë ty nga shtëpia

    Egla: Aaa, vazhdo lojën. Më fol içik (i drejton shpatullën)

    Julja: Po, po, të flas unë nga të gjitha drejtimet Egla Ceno

    Egla: Po më dridhen gjunjët

    Julja: Mos u mërzit fare, nga të gjitha drejtimet, o grua e keqe, o grua e ligë. Turp të kesh!

    Egla: Po më dridhen gjunjët, shoqja Laje

    Julja: Turp të kesh! Nuk prezanton gruan shqiptare ti

    Egla: E prezanton ti me mllefin tënd

    Julja: Je një turp i madh për gratë shqiptare! Turp! Mizerje

    Egla: Shikoje fytyrën kur flet. Ke një mllef të tmerrshëm, të frikshëm

    Julja: Unë kam një mllef të tmerrshëm? Ti nuk kupton asgjë, je një copë mishi me dy sy

    Egla: Ke ardhur përpara dy ditësh dhe më urrën

    Julja: Je një copë mishi me dy sy që turpëron gratë shqiptare, brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare, çdo gjë e turpëron.

    Egla: Ti nuk je brezi im

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit