20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Copë psikopati pervers”/ Këngëtarja “shpërthen ndaj Luizit, pasi iu hodh sipër Kiarës: Do të bëja mos të të shkonte mendja për s*ks

    Këngëtari Luiz Ejlli është një nga protagonistët kryesorë në Big Brother VIP, duke tërhequr vëmendjen me çdo veprim të tij, teksas vazhdon ngacmimet ndaj moderatores Kiara Tito, ku i kërkon që të kenë një romancë së bashku.

    Së fundmi, ai ka bërë një veprim ndaj Kiarës, e cila ka sjellë reagime të forta jashtë shtëpisë. Teksa moderatorja ishte e shtrirë në krevat, Luizi i është hedhur sipër duke e lënë të shtangur dhe të trembur.

    Pas këtij veprimi të Luizit, ndjekësit e kanë “kryqëzuar” atë duke e konsideruar këtë veprim si shumë pervers.

    Mes reagimeve të shumta ishte edhe ai i këngëtares shqiptare, Enxhi Nasufi e cila nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, bashkangjitur veprimit të Luizit shkroi:

    “Në këtë pikë, ky është ngacmim seksual dhe dikush duhet të marrë masa për këtë l*qen. A mundet dikush ta ndalojë këtë copë psikopati pervers. Kjo nuk është më lojë. Ia kisha zgurdulluar sytë mos ti shkonte më mendja te seksi në jetën e vet.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit