16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në krizë? Pse dyshohet për një krisje mes çiftit

    Dasma e planifikuar mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez thuhet se është shtyrë, pasi dyshja patën disa probleme në marrëdhënien e tyre.

    Ronaldo kohët e fundit mori një Rolls Royce që mendohet të jetë me vlerë 350,000 euro, si dhuratë për Krishtlindje nga Georgina, por kjo s’i ka penguar zërat se ka një krisje mes çiftit, të përhapen.

    Sipas emisionit “Socialite”, futbollisti po përpiqet të sigurohet që çdo gjë të duket perfekte nga jashtë, por brenda dyerve të shtëpisë mund të mos jetë kështu.

    Gazetari Gonzalo Vazquez thotë se “zhgënjimi i fundit në botëror mund të ketë shkaktuar një krizë në çift dhe dasma është shtyrë”.

    Ronaldo sapo ka nenshkruar për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr, për pjesën tjetër të sezonit, kështu që nuk mund të përjashtohet edhe fakti që Rodriguez mund të ketë kundërshtime për t’u shpërngulur me të në Lindjen e Mesme.

    Mundësia e fundit është që të gjitha këto të jenë thjesht thashetheme dhe ne po shpresojmë për këtë të fundit!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit