13.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Cubi: Doja të prezantoja ‘Portokalli’, po ma mori Kiara!

    Aktorja e humorit, Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi, duket se ka konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në mediat rozë, që moderimi i Portokallisë nga Kiara Tito, nuk është pritur dhe aq mirë në radhën e trupës së humorit. E ftuar në Top Albania Radio, Cubi ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e moderimit të emisionit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.

    Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?

    Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.

    Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?

    Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh)

    Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.

    Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?

    Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ia thash dikujt por s’ma dëgjoi…

    Pak ditë më parë u përfol se edhe Salasano ishte i pakënaqur me përzgjedhjen e Kiarës, por më në fund është konfirmuar drejtimi i tij krah dy vajzave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit