13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çudi, por e vërtetë: Shqiptarët ndër më të gatshmit në NATO për të luftuar për vendin

    Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s, sipas një analize të publikuar nga think-tanku amerikan Foreign Policy Research Institute.

    Të dhënat tregojnë se 69 për qind e shqiptarëve deklarojnë se do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi.

    Sondazhi, i realizuar nga Riga Stradins University në bashkëpunim me Center for Geopolitical Studies Riga, përfshiu mbi 31 mijë të anketuar në të gjitha vendet e NATO-s dhe ishte përfaqësues në nivel kombëtar për secilin shtet.

    Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Greqia, Norvegjia, Lituania, Polonia dhe Sllovenia, ndërsa në fund të listës renditen vende si Italia, Sllovakia, Gjermania dhe Holanda.

    Sipas analizës së studimit, nivelet e larta të gatishmërisë për të luftuar lidhen shpesh me perceptimin e kërcënimeve të jashtme dhe faktorë historikë e kulturorë.

    Megjithatë, autorët theksojnë se përgjigjet në sondazhe nuk përkthehen gjithmonë në sjellje reale në rast lufte, pasi vendimet ndikohen nga faktorë të ndryshëm si situata konkrete, mbështetja e aleatëve dhe rrethanat personale.

    Gjetjet tregojnë gjithashtu se brenda NATO-s ekzistojnë dallime të mëdha në perceptimin e rrezikut dhe në gatishmërinë e popullsive për të mbështetur vendet e tyre në rast konflikti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit