4.5 C
Tirana
E hënë, 20 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çudia: Motra e Nuredin Dumanit u pajis me certifikatë sigurie për NATO-n në kulmin e rrëfimeve të bujshme të vëllait

    Në kulmin e rrëfimeve të Nuredin Dumanit, motra e të penduarit të drejtësisë, Xhuljana Dumani, rezulton e pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s nga DSIK.

    Ditën e djeshme CNA.al publikoi një dokument që e vërtetonte këtë dhe në politikë e në media ka nisur zhurma. Kush ia dha Xhuljana Dumanit këtë certifikatë sigurie dhe pse i jepet asaj një certifikatë sigurie?

    Xhuljana Dumani ishte e punësuar në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por rreth një muaj pasi vëllai i saj ka nisur rrëfimin për dhjetëra vrasje mafioze, atë e kanë lëvizur nga pozicioni i saj në Ministrinë e Jashtme, duke e çuar në një nga drejtoritë që mban informacionet sekrete që i shkojnë ministrisë nga partnerët ndërkombëtarë dhe e kanë pajisur me certifikatë sigurie të NATO-s.

    Kush ia dha Xhuljana Dumanit çertifikatën e sigurisë? Siç raportoi dhe CNA.al, certifikata e sigurisë i është lëshuar zonjës Dumani në cilësinë e zyrtares së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Drejtorinë e NATO-s dhe është nënshkruar me datë 6.06.2022 nga Drejtori i Përgjithshëm i DSIK-së, Dorian Tola. Në dijeni është vënë dhe Drejtori i Drejtorisë së Vettingut dhe Sigurimit Industrial Mark Ndreca.

    Kështu, Ministria e Jashtme i ofron NATO-s, si personel sigurie motrën e Nuredin Dumanit.

    Por pasa se të lëshohej kjo certifikatë sigurie, kishte disa etapa të tjera ku të tjera institucione me rëndësi do përfshiheshin në proces. Sipas ligjit, DSIK, si institucioni përgjegjës, administron më parë përgjigjet nga institucione të tjera, për të parë nëse një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

    DSIK kështu krijon një komision me përfaqësues të SHISH, SHIK Tiranë dhe pasi konfirmojnë informacionet e dala nga këto institucione, personi merr certifikatën e sigurisë.

    Kështu në dhënien e kësaj certifikate sigurie, të gjithë këta institucione kanë qenë përgjegjëse: që nga kreu i SHIK-ut, kreu i DSIK-së, kreu i SHISH-it.

    Kujtojmë se DSIK, ka larguar me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë nga detyra gjatë vetingut, thjesht dhe vetëm me fjalën “kontakte të papërshtatshme”, që kanë pirë një kafe me një person rolin e të cilit as nuk e dinin etj. Por motra e një vrasësi serial konsiderohet e përshtatshme për një certifikatë sigurie.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit