3.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çudia: Muzeu Kombëtar mbyllet për 4 vjet (jo 4 ditë), se do restaurohet (Katedralja e Parisit u dogj dhe u hap brenda vitit)

    Muzeu Historik Kombëtar ka njoftuar se do të jetë i mbyllur nga data 15 mars 2024 deri më 15 mars 2028.

    Mbyllja për vizitorët, sipas vetë Muzeut Kombëtar, do të bëhet për shkak se Muzeu do t’i nënshtrohet restaurimit.

    “Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:

    Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.

    Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim, pa u dhënë më shumë detaje të tjera.

    Në njoftim, siç shihet, meraku më i madh është për agjencitë turistike dhe drejtuesit e tureve kulturore, jo për qytetarët që duan të vizitojnë Muzeun.

    Por përtej kësaj, është e habitshme koha e gjatë e mbylljes së Muzeut, plot 4 vjet.

    Se katër vjet, edhe sikur nga themelet të ndërtosh Muzeun, prapë është një kohë e gjatë 4 vjet.

    Katedralja e Parisit u dogj pothuajse komplet dhe u rindërtua dhe hap brenda vitit.

    Këta do e mbajnë mbyllur Muzeun plot 4 vjet, se do e restaurojnë.

    Hajde mere vesh!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit