Në mes të sulmeve raketore iraniane dhe sirenave të alarmit, Dubai po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për…shërbime eskortash.
Burime nga qyteti, siç raportojnë disa media evropiane, bëjnë me dije se turistët nuk po kërkojnë më vetëm kontakte seksuale të zakonshme, por eksperienca më të forta dhe emocionuese, edhe në kushte emergjence.
Agjencitë dhe eskortat raportojnë fluks të madh rezervimesh, aq sa shumë nga ato nuk po arrijnë të pushojnë.
Një nga gratë e punësuara në këtë sektor shprehet: “Ndjen si të jesh duke përjetuar seksin e fundit të jetës tënde, dhe përshtypjet janë të paharrueshme”.
Ekspertët e turizmit dhe psikologët shprehen se situata është rezultat i një kombinimi mes tensioneve rajonale dhe nevojës së turistëve për emocione ekstreme në kohë krize, duke krijuar një fenomen të paprecedent në industrinë e shërbimeve për të rritur.
Autoritetet lokale nuk kanë komentuar ende mbi këtë trend të ri.
Dubai njihet si një ndër vendet në botë ku shfrenimi i imagjinatave seksuale ka qenë gjithnjë objekt bisede, edhe me shfaqje fenomenesh groteske dhe fetishizmit të tepruar.



