8.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çudira nga Elbasani: Nënkryetarja e Bashkisë pret pemën sepse… i zë pamjen e posterit

    Aulona Bylykbashi, aktualisht nënkryetare e Bashkisë Elbasan, ka marrë besimin e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

    Por duket se zonja Bylykbashi e ka marrë shumë seriozisht këtë garë dhe nuk mund të lejojë asnjë dhe asgjë që t’i cënojë imazhin elektoral… dhe aq më tepër një pemë që “guxon” të konkurrojë me posterin e saj.

    Siç edhe mund ta shihni në foton e parë, pema në lulëzim, “ka kryer” një krim elektoral, ka zënë pamjen e posterëve të nënkyretares së bashkisë.

    Për këtë arsye, zonjës nënkryetare i është dukur e udhës, krasitja e saj, deri në masën që të mos pengojë asnjë cep të fotos, qartazi për të mos i prishur marketingun politik.

    Qytetarët në Elbasan duhet ta kuptojnë se pemët dhe gjelbërimi zbukurojnë qytetin, por jo kur ato “ngrenë kokën” mbi atë të kandidates.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit