19.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çudira nga Vlora, kandidati i opozitës kërkon të bëhet kryetar i Bashkisë pa shkollë të lartë: Jam formuar duke lexuar libra dhe parë filma

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi një ditë më parë listën e kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

    Mes tyre bie në sy kandidatura e Dionis Sotës, 45 vjeç, i cili garon si i pavarur për drejtimin e Bashkisë së Vlorës, por që mbështetet zyrtarisht nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe një pjesë e madhe e forcave opozitare.

    Por, në formularin e vetëdeklarimit të Dinos Sotës, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike, vihen re disa elementë të pazakontë të cilat kanë ngjallur dhe diskutime. Sota, rezulton pa arsim të lartë.

    Siç shihet dhe në formular, niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsimi i mesëm”, ndërkohë që në hapësirën ku duhej të shënonte emrin e universitetit ku ka kryer studimet e larta, Sota ka shkruar “studim aktiv on-line/libra”, pa specifikuar ndonjë institucion universitar apo program konkret studimi.

    Pra, kandidati i mbështetur nga PD e Berishës pranon se nuk ka kryer studime universitare, por është vetëformuar përmes leximit të librave dhe studimit online.

    Në të njëjtin formular, Sota deklaron se ka përfunduar arsimin e mesëm në shkollën “Qemal Atatürk” dhe arsimin fillor në shkollën “Bilindja”. Ai rendit gjithashtu disa përvoja pune në fushën e turizmit dhe ndërtimit, si dhe angazhime në shoqata private.

    Në pjesën e fundit të formularit, kandidati thekson se është aktiv në “lëvizje shoqërore dhe protesta”, përfshirë aktivitete vullnetare, shoqata arti dhe madje edhe shikimin e filmave si pjesë e formimit të tij personal.

    Çudira nga Vlora, kandidati i opozitës kërkon të
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit