14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çudit animalistja shqiptare: Të hash një kafshë është njësoj si të hash kushëririn tënd!

    Keqtrajtimi i kafshëve është bërë një problem madhor në Shqipëri. Teksa shpesh raste specifike janë denoncuar nga organizata të ndryshme ose edhe persona specifik duket se ende asnjë gjë nuk ka ndryshuar.

    Për shumë persona, kafshët janë qënie që nuk kanë asnjë ndryshim nga njeriu dhe duhet të trajtohen sa më mirë të jetë e mundshme.

    Kështu mendon edhe animalistja Jonida Gjoka. Në një studio televizive ajo është shprehur se njerëzit duhet t’i duan kafshët dhe të kujdesen për to dhe jo t’i hanë.

    “T’i preferon të hash një jetë kafshe, që është praktikisht një kushëriri jot, që ne me DNA jemi kaq afër me atë kafshë. Si mund të hamë ne kushëririn tonë”, wshtw shprehur ajo.

    Ndërsa në rrjetet sociale shkruan:

    “Sigurisht, njerëzit, qentë, minjtë dhe majmunët do të kenë të përbashkët ADN-në. Ata janë të gjithë gjitarë. Njerëzit dhe zogjtë janë një çështje tjetër.

    Megjithatë, ata gjithashtu ndajnë shumë ADN – 65 përqind. Të kuptuarit e ngjashmërive dhe dallimeve midis ADN-së njerëzore dhe shpendëve është e rëndësishme.

    Së pari, sepse pulat prodhojnë proteina, të tilla si interferoni, që janë të dobishme për imunitetin njerëzor dhe duhet të studiohen më tej.

    Së dyti, sepse viruse si ato që shkaktojnë gripin kryqëzohen midis shpendëve dhe njerëzve dhe duhet të studiohen në mënyrë që të mund të parandalohen”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit