7.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çuna, vëmendje! Gocat zbulojnë gjërat më të këqija që mund të bëni në takimin e parë

    Takimet e para janë gjithmonë sfiduese: emocionet të ngatërrojnë, truri të bllokohet, ndonjëherë ndihesh sikur ke harruar si të flasësh. Por disa gjëra duhet t’i shmangni me çdo kusht, sepse një lëvizje e gabuar dhe… puf, mbetët pa takim të dytë. Gocat e “Pa Manual” nga Andale Media kanë zbuluar disa nga gafat më të mëdha që çunat bëjnë në takimet e para. Mbani shënime!

    1. Mos shkoni me tuta/veshje sportive

    Vajzat shpenzojnë dy orë para pasqyrës për t’u bërë gati dhe ju vini me tutat e palestrës?! Kjo është receta perfekte për t’u dukur si “Balkan couple” (ju e dini për çfarë e kanë fjalën). Një palë xhinse dhe një këmishë e thjeshtë nuk kanë vrarë askënd deri më sot.

    2. Mos e bëni kurrë këtë pyetje: “Sa ke pasur para meje?”

    Kjo është pyetja më e keqe që mund të bëni. Çfarë prisni si përgjigje? Një numër që do t’ju qetësojë shpirtin? Po sikur të jetë më i madh nga ç’e imagjinonit? Apo më i vogël dhe të ndiheni të pavlerësuar? Në çdo rast, kjo pyetje s’ka një fund të lumtur. Për këtë arsye, vajzat kanë një mekanizëm mbrojtës: përgjigjja standarde “Kam pasur vetëm dy para teje.” Dhe me kaq mbyllet diskutimi.

    3. Kujdes me vendin e takimit

    Një darkë e këndshme, një kafene e lezetshme – mjafton! Po një takim te “Pamja” ose diku në anë të autostradës?! Kjo është JO me shkronja të mëdha. Sipas gocave të “Pa Manual” vendi i takimit tregon shumë për synimet tuaja, ndaj zgjidheni me mend.

    4. Mos flisni kurrë për ish-in 

    Kjo është një tjetër gafë fatale. Nëse s’keni kaluar akoma periudhën e ish-it, merrni kohën tuaj, por mos e ngarkoni vajzën me kujtimet tuaja të vjetra. Asnjë gocë nuk ka qejf të dëgjojë emrin e një femre tjetër në takimin e parë. Duhet ta shmangni me çdo kusht këtë bisedë.

    5. Kujdes me aksesorët e ekzagjeruar

    Nëse keni varëse të trasha ose unaza aq të mëdha sa mund të përdoren si armë mbrojtëse, ndoshta duhet t’i lini në shtëpi. Aksesorët e tepruar nuk të bëjnë të dukesh më tërheqës, por si dikush që po përpiqet shumë për të rënë në sy.

    Nëse e gjeni veten duke bërë një nga këto gabime, mos u shqetësoni, ende keni kohë të mësoni. Vetëm mbani mend një rregull të thjeshtë: bëhuni të sjellshëm, tregoni interes të vërtetë dhe mbi të gjitha, mos vishni tuta. Gjithçka tjetër mund të rregullohet!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit