16.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çuni i Besnikut eklipson çunin e Fahriut. Kandidat kryesor si figura më qesharake e fushatës. Shikoni spotet groteske të gagarelit të PD

    Një personazh groteskt po rrezikon për herë të parë pozitat e Klevis Balliut si figura me qesharake e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, një analfabet i mirëfilltë i shkolluar në Londër, si për ironi autor i një libri, në të cilën ka përshkruar bëmat e tij për të penguar projektin e Unazës së Madhe. Bëhet fjalë për Andi Mustafajn, djali i ish ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj.

    Krahas ‘meritës’ që është biri i shkrimtarit Besnik Mustafaj, një figurë e nderuar e PD-së dhe Tropojës, Andi Mustafaj është shndërruar në një personazh butaforik, një gaztor në oborrin e SHQUP-it, protagonist i disa videove, ku shfaqet si ata aktorët amatorë që i paguajnë për të bërë për të qeshur fëmijët nëpër ditëlindje.

    Videot e Andi Mustafajt tregojnë shkretim idesh dhe kreativiteti, cektësi, mediokritet ekstrem, mungesë imagjinate dhe mungesë të mendimit kritik, duke e vizatuar atë si një gagarel mendjelehtë.

    Disa ditë më parë, kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali publikoi një spot skandaloz ‘voto për mua në 11 maji dhe pastaj vdis’, por pati një reflektim të shpejtë. U fshi videoja me shpejtësi dhe ndaj kandidates pati kujdes të shtuar nga ‘truri’ i fushatës. Ndërsa Andi Mustafaj vijon të lundrojë në budallallëkun e tij.

    Çuni i Besnikut, i cili ka eklipsuar çunin e Fahriut, ka një avantazh për t’u shpallur figura më qesharake e fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Avantazhi është se Andi Mustafaj, ditët e fundit, ka dalë në media duke shpjeguar ‘çelësin’ e videove të tij, ‘origjinalitetin’, ‘mesazhet’, ‘nënteksin’, ‘gjetjet’, ‘kodet’ etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit