11.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çuni i Fahriut: Shqiptarët po vrasin veten prej Ramës, ndaj në protestë është i justifikueshëm çdo veprim

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një intervistë në A2, pak orë para protestës së opozitës, deklaroi se tubimi është njoftuar sipas ligjit dhe se nuk kërkon leje nga policia, por vetëm njoftim zyrtar.

    Ai e cilësoi si “nonsens” qëndrimin e Policisë së Shtetit lidhur me organizimin e protestës, duke akuzuar drejtorin e përgjithshëm Ilir Proda për përpjekje për provokime dhe tensionim të situatës.

    Balliu theksoi se protestat e opozitës kanë qenë paqësore dhe mohoi kategorikisht pretendimet për dhunë ndaj efektivëve të policisë.

    “Nuk ka ndodhur në asnjë rast, e kundërta ka ndodhur. Qytetarët janë duke u vjedhur, janë duke u dhunuar, janë futur në burg dhe kanë vrarë veten për 10.000 lekw drita.

    Pra ata janë në dhunë. Për sa kohë qytetarëve u merret prona, u merret shtëpia, ata janë nën dhunë dhe çdo lloj reagimi i tyre është në vetëmbrojtje”, tha Balliu.

    Megjithatë, ai tha se protestat do të përshkallëzohen nëse nuk ka reagim nga qeveria.

    “Është logjike të ketë përshkallëzim. Gjithçka, nuk përjashtojmë absolutisht asgjë. Populli nuk bën dhunë.

    Populli vetëm mbrohet. Dhunë nuk ka. Ka vetëmbrojtje. Për sa kohë populli është nën dhunën e shtetit, çdo akt i qytetarëve është vetëm vetëmbrojtje”, tha Balliu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit